Friday 4 January 2013

Kuriozitete


1. Ndryshimi i madh
Ne qofte se hedh Coca Light ne nje ene me uje, qendron mbi uje. Ndersa Coca-Cola normale zhytet.

2. Perballe pasqyres
Shimpazet, orangutanget, delfinet, elefantet dhe njerezit jane te vetmet qenie, te cilat jane te afta te njohin veten e tyre perballe pasqyres.

3. Vdiq nga te qeshurat
Alex Mitchell nje murator 50 vjecar nga Anglia, vdiq nga te qeshurat nderkohe qe shikonte nje episod te "The Goodies". Mbas 25 minutash te qeshure te vazhdueshme, u rrezua ne divan dhe vdiq.

4.Vdiqen ne te njejten dite
Miguel de Cervantes Saavedra dhe William Shakespeare jane konsideruar si dy nga shkrimtaret me te mire te letersise. Te dy kane vdekur me 23 Prill 1616.

5. Edhe pse nuk duket
Mizat kane dhembe.

6.Me i fuqishmi
Muskuli me i fuqishem e trupit njerzor eshte gjuha.

7. Te luan mendsh
Ne vitin 1982 doli ne shitje ne Amerike nje loje e quajtur Polybius. Disa muaj me vone e hoqen nga shitja sepse pati ankesa nga perdoruesit e saj. Ata thonin qe loja provokonte kriza epileptike, psikoze, makthe, tendence per vetevrasje dhe ne shtepine e tyre ndodhnin gjera te paranormale. Kurre nuk u provua qe loja ekzistonte sepse ata qe e kane luajtur nuk e mbajne mend mire.



8. Gjithmone te njejte
Qe kur lindim, syte tane kane te njejten madhesi.

9. Sa keq qe zgjat kaq
Nese vendos nje veze ne mes te dy celulareve, ajo pas 62 minutas do te jete pjekur.

10. Memoria e shkurter
Memoria e nje peshku zgjat vetem 3 sekonda.

-Anne

Join us on facebook.

Thursday 3 January 2013

Sallate gjermane


Perberesit:
2 patate
2 salcice Frankfurt
4 speca turshi te vegjel
2 domate
1 qepe e vogel
16 ullinj te zinj
majoneze
mustarde
kripe


Pergatitja:

Ne fillim vendosim patatet ne nje tenxhere me uje dhe kripe, qe te ziejne. Me pas i pjekim me gjithe lekure per 35 minuta. Pasi jane pjekur i nxjerrin dhe i heqim lekuren.
Salcicet i skuqim me pak vaj ne nje tigan dhe i presim. Gjithashtu presim dhe patatet e pjekura, domatet, specat dhe qepen holle.
Perziejme te gjithe perberesit dhe i vendosim ne nje pjate. Vec perzjejme mustarden me kater luge majoneze.
Ne fund hedhim salcen siper dhe e leme ne frigorifer 10 minuta perpara se ta sherbejme.

-Anne

Join us on facebook.

Lana Del Rey vuante nga ostracizmi ne shkolle



Kengetarja Lana Del Rey ka dhene nje interviste ekskluzive per revisten franceze "Les inrockuptibles", ne te cilen flet me ciltersi per muziken, vetmine dhe teprimet e saj te rinise.
E kane dashur dhe e kane urryer ne raport te barabarte. Lana Del Rey eshte nje nga fenomenet e muzikes me interesante e 2012, nje interpretuese cila mban imazhin e saj glamour te ikonave femerore te viteve 50' dhe 60'. Sapo ka publikuar 'Born To Die-The Paradise Edition', qe eshte nje ripublikim i albumit te saj fillestar dhe ne te cilin ndodhen 8 kenge te reja, por gjithashtu dhe kenge te njohura si 'Ride', 'Bel Ai' dhe 'Blue Velvet'.
Artistja amerikane pohon se qe ne femijerine e saj, eshte ndjere gjithmone e vetme."Enderroja te merrja pjese ne nje komunitet shpirtrash. Gjithmone kam kerkuar per njerez te tjere. Ne shkolle vuaja nga ostracizmi. Miqte qe une kam gjetur, i kam gjetur me kohen.
Persa i perket shqetesimeve qe kane lidhje me boten e muzikes, thote se jane patetike: "Ku qendron problemi? Me keq per ta nese me urrejne te gjithe. Ne qofte se vazhdoj apo jo ne boten e muzikes, eshte dicka qe nuk ka rendesi".
Persa i perket krijimtarise se saj lindi ne nje ambjent "te viteve 60', me amerikan dhe me paqesor. Nuk kisha deshire t'i dergoja kenget e mia producenteve te cilet do t'i modifikonin per "beats" e tyre, deshiroja qe te qendronin natyrale".
Gjithashtu thote se pinte shume gjate adoleshences se saj, qe kur ishte 15 apo 16 vjec. Qe pas moshes 20 vjec eshte shume e dhene "per te ndihmuar personat qe duan te lejne alkolin. Dite e nate jam ne qender per te ndihmuar ata qe jane ne trajtim e siper. Jam shume mirenjohese qe jetoj akoma, cdo dite jap falenderime".

-Anne ♥

Join us on facebook.

Askush nuk te mposht dot...


-Mary

Join us on facebook.

Mos u ndalo tek pengesa e pare por vazhdo perpara!


-Mary

Join us on facebook.

A e dinit se...

1.A e dinit se........11%e popullsise eshte mengjerashe





2.A e dinit se.......Gushti ka numrin me te larte te lindjeve

3.A e dinit se.......nese nuk e perziejme me beshtyme ushqimin  ne nuk mund ta shijojme  ate

4 .A e dinit se.......nje ari ka 42 dhembe

5. A e dinit se........ emri i vertete i Ralph Lauren-it eshte Ralph Lifshitz

6..A e dinit se.......koha rekord qe nje pule ka qendruar duke fluturuar ne ajer eshte 13 sekonda

7.A e dinit se.......shume buzekuqe permbehen nga luspa peshku

-Mary

Join us on facebook.

The wanted do te realizojne dy albume per 2013?






The wanted thone se do te realizojne dy albume per 2013. Njeri nga pjestaret e grupit , kaçurrelsi Jay thote se ata ne fakt duhet ta kishin mbaruar nje album qysh ne fund te 2012 , por nuk qe e mundur keshtu qe albumi i tyre do dale nga prilli. Ndersa Tomi, nje tjeter pjestar i grupit te famshem pop ,tha se kane shkruar shume kenge, keshtu qe ne prill do lançojne nje album ,ndersa ne fund te vitit 2013 do vije albumi i dyte. Singelli i tyre 'I Found You' do te jete pjese e albumit te tyre te ri. Le te shpresojme keshtu 'djema'. Mezi po presim :)

-Mary <3

Join us on facebook.



SI TE ZBARDHIM DHEMBET NE SHTEPI

Ingredientet:

1luge e plote  çaji Bikarbonate sode ose sode buke
1/2 limon i fresket
1 furçe dhembesh

Pergatitja :

Merrni  pjaten e vogel dhe hidhni lugen e çajit me sode buke shtojini dhe limonin duke e shtrydhur ( jo te gjithe limonin). Perzijeni perberjen me furçen e dhembeve derisa te behet nje paste homogjene(nese nevojitet shtojini dhe pake sode buke ose nese ka shume sode buke shtoni limon ). Perberjen mereni me furçe dhe lajini dhembet siç beni zakonisht me pasten e dhembeve. Me pas ,pasi te keni mbaruar shpelajeni gojen mire. Rekomandohet te perdoret nje here ne jave rregullisht. Hope you enjoyed!
 -Mary

Join us on facebook.

Kuriozitete


1. Cfare po presin
Vatikani zoteron sasine e duhur te parave te mjaftueshme per t'i dhene fund varferise dy here, ne te gjithe boten.

2. Vdesin per dashuri
Kuajt e detit zgjedhin nje partner pergjate gjithe jetes...dhe kur njeri vdes, qendrojne vetem derisa vdesin dhe ata.

3.Mustaqet e maceve
Ne qofte se i heq mustaqet nje maceje, ajo nuk do te eci mire dhe do te humbase ekuilibrin dhe do te bjere.

4.Tej mase helmuese
Farat e molles permbajne cianur, po te hash 40 ose 50 fara mund te jete vdekjeprurese.

5.Thomas Alva Edison
Thomas Alva Edison, shpikesi i llampes elektrike, kishte frike nga erresira.

6. Pa uje
Nje koala mund te jetoje pa pire uje gjate gjithe jetes se tij.

7. Per dinjitet
Akrepat jane te vetmin te cilet vetevriten, e bejne kur nuk gjejne rruge dalje nga nje situate e rrezikshme.
Eshte shume e radhe qe nje kafshe tjeter t'i vrasi. Gjithmone jane ata, qe i japin fund
jetes se tyre.

8.Mund te bien
Syte e nje hamster-i mund te bien ne qofte se e mbajne me koke poshte.

9.Rendesia e gjumit
Nje person do te vdesi me shpejt kur nuk flen, sesa kur nuk han. Njeriu mund te duroje deri 10 dite pa gjume, ndersa pa ngrene mund te duroje disa jave.

10.Hualli
Ne qofte se pjeseton numrin e bleteve meshkuj me numrin e bleteve femra ne huall, gjithmone do
te dali i njejti numer 3,14159265...

-Anne ♥

Join us on facebook.

Vetite e vajit te peshkut


                                  
  • Sherben per te ulur nivelin e triglicerideve. Trigliceridet lidhen me semundjet e zemres dhe diabetit. Per te ulur rrezikun e ketyre semundjeve, rekomandohen te mbahen ne nivel te ulet trigliceridet. 
  • Rrit perqendrimin dhe hiperaktivitetin tek femijet.
  • Nje perdorim i perditshem i vajit te peshkut, ul rezikun e semundjeve qe kane lidhje me humbjen e kujteses, por nuk keshillohet nje perdorim i sasive te medha te tij.
  • Ndihmon per depresionin, azmen, humbjen e peshes, ne semundjet e syve dhe eshte i domosdoshem per funksionimin e trurit.  
  • Vaji i peshkut ndihmon gjithashtu per te pasur nje lekure sa me te bukur. Jo vetem mban aknet nen kontroll por gjithashtu ndihmon ne elasticitetin e lekures dhe ngadaleson shenjat e plakjes.
Ushqimet ne te cilat mund te gjeni vajin e peshkut, ndryshe i njohur si omega 3, jane toni, sardelet, salmoni, troftat dhe gjithashtu mund te gjehet ne formen e tabletave ne farmaci.

-Anne

Join us on facebook.

Maske me aspirine

Ingredientet :

3 kokrra aspirine
1 luge kafeje mjalte
1luge uje

Pergatitja :

Marrim nje pjate te vogel dhe hedhim tre kokrrat e aspirines te ciles i shtojme edhe lugen e gjelles me uje. I tresim aspirinat dhe i shtojme lugen e mjaltit. Me pas perzijeni kete perberje dhe me dore vendoseni ne futyre duke e masazhuar lehte.
Lejeni te veproje per 15 min dhe me pas shpelajeni me uje duke e masazhuar. perdoret nje deri ne dy here ne jave.
Kjo sherben per te freskuar fytyren dhe sherben si eksfoljant .Aspirina ka aftesi anti inflamatore dhe heq qelizat e vdekura nga lekura.Ndihmon gjithashtu per ta mbrojtur lekuren nga rrezet UV dhe UVB dhe shfaqja e rrudhave. Hope you enjoyed it

-Mary

Join us on facebook.